Fitojnë Gjilani e Drenica
Uran Krasniqi/RTKLive
Gjilani ka realizuar fitore ndaj Trepça `89. Gjithashtu edhe Drenica ka fituar ndaj Malishevës. Të dy ndeshjet kanë qenë të vlefshme për Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sot në qytetin e Gjilanit ka përfunduar me rezultat 3-1 në favor të vendasve. Ndërkohë klubi nga Skënderaj ka fituar me rezultat 2-1 në Malishevë.
Ekipi i trajnerit Zekerija Ramadani ka fituar me përmbysje.
Mitrovicasit me Mba kanë kaluar në epërsi, por gjilanasit nuk janë dorëzuar dhe e kanë kthyer rezultatin. Fillimisht Ameworlorna ka realizuar autogol dhe pastaj Cale dhe Zeka kanë gjetur golat e përmbysjes dhe të fitores.
Ndërkohë në Malishevë skënderajasit kanë fituar bindshëm.
Golat për Drenicën i kanë shënuar Arbior Thaçi dhe Koxy.
Malisheva vetëm e ka zvogëluar epërsinë me golin e Alban Shillovës që shënoi nga pika e bardhë.
Nesër luhen tri ndeshje tjera.























