13:02 / 28.08.2022
Sot tri ndeshje të Superligës
Uran Krasniqi/RTKLive
Superliga e Kosovës në futboll pritet të vazhdojë sot edhe me tri ndeshje, të cilat i përkasin xhiros së katërt.
Sot në kalendar janë: Ferizaji - Drita, Llapi - Prishtina dhe Ballkani - Dukagjini. Dy nga ndeshjet zhvillohen nga ora 17:00 dhe një tjetër, Ballkani - Dukagjini, me fillim nga ora 20:00.
Gjatë ditës së djeshme Gjilani fitoi nga Trepca'89 dhe Drenica nga Malisheva.
Në krye të tabelës aktualisht gjendet skuadra e Gjilanit.























