20:14 / 28.08.2022
Tottenham fiton pa vështirësi nga Nottingham Forest
Uran Krasniqi/RTKLive
Me dy gola të Kane Tottenham Hotspur ka mposhtur Nottingham Forestin.
Ndeshja që është mbyllur 0-2 ka përkitur te Premier League.
Vendasit regjistruan disa raste me Lewis O'Brien e Neco Williams, por Huge Lloris ishte në vend.
Pas kësaj fitore "Spurs" gjenden në vendin e tretë në tabelën e Premier League, e cila aktualisht udhëhiqet nga Arsenal.























