20:11 / 31.08.2022
Sevilla është klubi i ri i Januzajt
Uran Krasniqi/RTKLive
Adnan Januzaj do ta vazhdojë karrierën te Sevilla. Lajmi është dhënë nga vetë klubi spanjoll.
Sipas njoftimit, bëhet fjalë për një marrëveshje e cila e mbanë reprezentuesin e Belgjikës te Sevilla deri në vitin 2026.
Januzaj deri tash ishte te Real Sociedad, por u la i lirë në fund të vitit të kaluar pas përfundimit të kontratës.
Mesfushori ka luajtur te disa klube të njohura evropiane, si Manchester United e Borussia Dortmund.























