22:21 / 31.08.2022
Haaland me hat-trick në fitoren e thellë të Cityt
Uran Krasniqi/RTKLive
Erling Haaland ka regjistruar edhe hat-trickun e tij të dytë në Premier League. Kjo ka ndodhur në fitoren e thellë që Manchester City e shënoi ndaj Nottingham Forest të mërkurën. Ekipi i Pep Guardiolas ka fituar me rezultat 6-0.
Tre golat e tjerë janë shënuar dy nga Alvarez dhe një nga Cancelo.
Pas kësaj fitore City gjendet në pozitën e dytë në tabelë me trembëdhjetë pikë të tubuara.
Ndeshjen e ardhshme City e luan me Aston Villan.























