23:13 / 31.08.2022
Liverpool fiton me përmbysje
Uran Krasniqi/RTKLive
Liverpool ka arritur fitore në një ndeshje dramtike me Newcastle United. Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1.
Isak, i sapoardhuri te Newcastle nga Real Sociedad ka qenë pjesë e ndeshjes menjëherë pasi ka marrë lejen e punës në Angli pas transferimit nga Spanja dhe ka realizuar gol në minutën e 38-të.
Me këtë rezultat edhe ka përfunduar pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Liverpool është kthjellur. Firmino e ka barazuar rezultatin në minutën e 61-të.
Përmbysja e Liverpool është realizuar në minutat shtesë. Goli i Carvalhos ka fundosur shpresat e Newcastle për një barazim.























