Willian kthehet sërish në Premier League
BKT
Sport

Willian kthehet sërish në Premier League

Uran Krasniqi/RTKLive

Fulham ka konfirmuar nënshkrimin e ish-futbollistit të Chelseas, Willian. 

Ai vjen si lojtar i lirë pas largimit nga Corinthians në fillim të këtij muaji.

“Jam i lumtur që jam këtu, jam i lumtur që jam kthyer në Premier League. Fulham është një klub i veçantë, një klub që dëshiron të përmirësohet, që dëshiron të luftojë për diçka më të madhe, kështu që unë jam këtu për të ndihmuar dhe mezi pres të filloj”, ka thënë braziliani. 

Willian kishte qenë për shtatë vite pjesë e Chelseas. 

Ai ishte rikthyer për ta vazhduar futbollin në vendlindje, por kishte marrë kërcënime me vdekje dhe vendosi të largohej sërish drejt Evropës.