22:11 / 01.09.2022
Soler lë Valencian dhe i bashkohet PSG-së
Paris Saint-Germain ka forcuar edhe më shumë mesfushën me nënshkrimin e Carlos Soler të Valencias.
Soler, i cili ka kaluar gjithë karrierën me klubin spanjoll, ka lidhur një kontratë pesëvjeçare me kampionët e Ligue 1.
"Jam shumë i lumtur. Është një aventurë e re në karrierën time. Ndihem shumë krenar dhe mezi pres të filloj punën me shokët e skuadrës, t'i takoj ata dhe të jap gjithçka për këtë fanellë" ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.























