Inter huazon mbrojtësin e Lazios, Acerbi
BKT
Sport

Inter huazon mbrojtësin e Lazios, Acerbi

Uran Krasniqi/RTKLive

Inter ka përfunduar një marrëveshje për mbrojtësin e Lazios, Francesco Acerbi, që ta huazojë për një sezon.

Italiani do të kalojë pjesën e mbetur të sezonit 2022-23 në San Siro, ku do të mbajë fanellën me numrin 15.

Acerbi është nënshkrimi i shtatë i Interit në këtë afat që gjithashtu ka sjellë te klubi edhe Henrikh Mkhitaryan, Andre Onana dhe Romelu Lukaku.

Ai mund të bëjë debutimin e tij në Inter kundër ish-skuadrës së tij, Milanit. 

Acerbi ishte pjesë e skuadrës fituese të Italisë në Euro 2020.