22:59 / 01.09.2022
United realizon fitoren e tretë radhazi në Premier League
Uran Krasniqi/RTKLive
Manchester United ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Premier League.
Ekipi i drejtuar nga holandezi Erik ten Hag ka mposhtur Leicisterin që pas humbjes mbetet në fund të tabelës dhe pa fitore në pesë ndeshje.
Rezultati përfundimtar ka qenë 1-0.
Realizues i golit ka qenë Sancho në minutën e njëzet e tetë.
James Maddison pothuajse barazoi në një moment të pjesës së dytë me një goditje dënimi fantastike në këndin e sipërm të djathtë, por David de Gea ishte aty për të mbajtur skuadrën e tij në epërsi.























