13:13 / 02.09.2022
Ylli i Kosovës transferohet në Australi
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha duket se karrierën do të vazhdojë në Australinë e largët.
Berisha sipas L’Equipe është larguar nga skuadra franceze, Reims për të bërë një tjetër hap në karrierën e tij.
Berisha siç raportohet, ka zgjedhur klubi nga Australia, Melburne City.
Mesfushori kosovar kohëve të fundit ishte dërguar në ekipin e dytë të Reims dhe nuk kishte fare minuta në skuadrën e parë.























