Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, me 4 marrëveshje në Beograd|Video
BKT
Foto: RTKLive
Rajoni dhe Bota

Shqipëria, Serbia e Maqedonia e Veriut, me 4 marrëveshje në Beograd|Video

Jeton Musliu/RTKlive

“Ballkani i Hapur” po vazhdon punimet në Beograd. Ditën e sotme fokus i bisedimeve ishte tregtia. Atje, janë mbledhur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i shkarkuar i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

Ky i fundit shtë në cilësinë e mysafirit sepse Mali i Zi, ende nuk është zyrtarisht pjesë e kësaj iniciative e cila në fakt kundërshtohet nga presidenti i këtij vendi, Milo Gjukanoviq.

Gjatë ditës së sotme, në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, u mbajtën  shumë fjalime, por edhe u nënshkruan disa marrëveshje.

Kur është çështja tek marrëveshjet, të tri shtetet që një ditë më parë promovuan panairin e verës në kuadër të “Ballkanit të Hapur”, nënshkruan katër të tilla.

“Marrëveshja e sigurisë ushqimore”, “Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e kinematografisë për Ballkanin Perëndimor”, “Marrëveshja për bashkëpunimin në fushën ë bashkëpunimit të minierave dhe energjisë” dhe “Plani operativ në fushën e emergjencave civile”, janë katër marrëveshjet mbi të cilat hodhën firmat e tyre Rama, Vuçiq e Kovaçevski.

Kryeministri shqiptar Edi Rama, gjatë fjalës së tij, u shpreh se Ballkani për Europën ka të njëjtën rëndësi si Europa për Ballkanin.

“Të afrojmë sa më shumë njerëzit me njëri tjetrin, të kuptojmë sa më mirë njëri tjetrin, të krijojmë mundësi për t’u futur në këpucët e njëri tjetrit siç do thoshte ambasadori Chris Hill (ambasador i SHBA-së në Serbi) dhe gjërat që kemi për të zgjidhur t’i zgjidhim me durim, me mirëkuptim për të harruar se kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund dhe duhet të bashkëpunojmë,”  u shpreh Rama.

Ai  ritheksoi edhe një herë fjalët e Vuçiqit i cili tha se ky ka gjasa të jetë dimri më i vështirë dhe qëllimi është mbështetja e qytetarëve.

“BE të mos bëj me ne turpin që bëri në kohë e pandemisë”, tha kryeministri Rama.  Ndërsa presidenti serb Vuçiq, kërkoi ndihmë nga Bashkimi Evropian për krizën energjetike dhe dimrin e vështirë që pritet të vijë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga samiti i “Ballkanit të Hapur”,  në Beograd se BE-ja duhet të tregojë të njëjtën shkallë respekti që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë treguar ndaj saj.

Gjatë fjalës së tij, presidenti serb tha se BE-ja duhet të tregohet më e kuptueshme me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Të jemi të përkushtuar ndaj rrugës tonë për në BE. Të lidhemi me njëri tjetrin dhe të heqim pengesat për një bashkëpunim ekonomik”, tha Vuçiq.

“Nëse ata dëshmojë të njëjtën shkallë respekti që ju kemi treguar, do ishte mirë. Ne kërkojmë që pavarësisht problemeve të tyre, ata të tregohen më të kuptueshëm me ne. Ai që kuptoi problemet e Ballkanit Përëndimor ka qenë Varheley”, tha Vuçiq.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski është shprehur se bashkëpunimi i 3 vendeve hap rrugë kyçe.

Në fjalën e tij në samitin në Beograd, ai shtoi se mes vendeve nuk do të ketë kufizime në tregtinë e hapur dhe se do ndihmojnë njëri-tjetrit, ashtu siç fqinjët e mirë bëjnë.

Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

Përveç tre liderëve, Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Dimitar Kovaçevski, i pranishëm është edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç si dhe përfaqësues nga Hungaria dhe Turqia.

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga samiti i “Ballkanit të Hapur” në Beograd, u shpreh se ka ardhur koha që vendet e rajonit të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

Ai u shpreh se “Ballkani i Hapur” e sheh si një nismë të suksesshme ndërsa theksoi ka ardhur koha që të zgjedhim paqen dhe progresin në rajon.

Ai tha se vendet e rajonit duhet të mbajnë kanalet e komunikimit të hapura dhe të punojnë në bashkëpunim të ndërsjellë për qytetarët.

Nisma “Ballkani i Hapur” vazhdon punimet edhe me 3 shtator.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota