Abazoviç: Bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit, mesazhi më i mirë
ATSH
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është mesazhi më i mirë i këtij samiti.
Në konferencën e përbashkët në samitin e “Ballkanit të hapur” në Beograd, Abazoviç përgëzoi për marrëveshjet e nënshkruara sot mes vendeve të kësaj nisme.
“Në takimin që kishte të bënte me grupin e krizave si siguria ushqimore dhe energjia, ne kërkuam që Mali i Zi të dërgojë përfaqësuesin vet këtu dhe të marrë përgjegjësinë që ta bëjë një gjë të tillë dhe ta kërkojë në seancën e mbledhjes së qeverisë që të zgjedhim të deleguarin”, tha ai.
Abazoviç shtoi se “mbështes marrëveshjen edhe pse nuk jemi një anëtar i plotë i nismës e ‘Ballkanit të hapur’, megjithatë kjo flet në favor të asaj çfarë kryetari i Bosnjë-Hercegovinës tha se ka një frymë pozitive midis njerëzve”.
“Na duhet të zgjedhim radhën e bashkëpunimit e të bëjmë zgjedhjet më të mira për qytetarët dhe duhet të rrimë pranë njëri-tjetrit, dhe ky është mesazhi më i mirë i Samitit në Ohër dhe i Samitit këtu në Beograd”, tha ai.























