Ballkani arrin marrëveshje me Veton Tushën
BKT
Sport

Ballkani arrin marrëveshje me Veton Tushën

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani i Suharekës ka arritur marrëveshje me ish-futbollistin kosovar të Superligës turke, Veton Tushën. Kampioni kosovar e ka prezantuar futbollistin të premtën.

"Ju njoftojmë se mesfushori 19 vjeçar është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Tusha ka firmosur me klubin tonë për tre sezonet e ardhshme, duke u bërë në këtë mënyrë futbollisti më i ri i skuadrës sonë. Ai ka qenë pjesë e Denizlispor i cili në atë kohë garonte në Supërligën e Turqisë dhe së fundmi ishte pjesë e klubit Polak Termalica. Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë", ka njoftuar klubi nga Suhareka.