S’gabon Reali, mposht edhe Betisin
BKT
Sport

S’gabon Reali, mposht edhe Betisin

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Real Madrid ka vazhduar me formën e mirë këtë sezon të garave.

Kampionët e Spanjës mundën Real Betisin, me rezultat 2-1, në ‘Bernabeu’, në kuadër të La Ligës.

Skuadra e Carlo Ancellottit  u desh të djersitët goxha shumë për të arkëtuar pikët e plota në ballafaqim me Betisin.

Braziliani Vinicius Junior pas vetëm nëntë minutash lojë zhbllokojë ndeshjen duke kaluar madrilenët në epërsi prej 1-0.

Mirëpo, nuk vonoi shumë dhe skuadra mike përmes Canafes (17’), barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

‘Los Blancos’ vazhdojë me dominimin e lojës, duke e kërkuar vazhdimisht golin e fitores të cilin e gjeti me anë të Rodrygo (65’).

Pas kësaj fitore, Reali kryeson tabelën me 12 pikë, tri më shumë së Real Betis.