“Lewandowski, një lider natyral”
BKT
Sport

“Lewandowski, një lider natyral”

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez thotë se është i emocionuar që po punon me Robert Lewandowski.

Sulmuesi polak shënoi sërish në fitoren e katalonasve ndaj Sevillas (3-0).

“Nuk janë vetëm golat, është edhe puna e tij jashtë topit. Ai është një referencë spektakolare për ne. Ai është një lojtar fantastik. Gjithçka është tregues i pjekurisë që ai ka”, tha Xavi.

“Ai po na ndihmon shumë. Ai është pozitiv për grupin, ai është një lider natyral”, theksoi strategu katalonas.