15:00 / 04.09.2022
Lëndohet Edon Zhegrova
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ylli kosovar i Lilles, Edon Zhegrova mbrëmë ka pësuar një lëndim në sfidën me Montpellier.
Anësori i ‘Dardanëve’ Edon Zhegrova ishte titullar në ndeshjen Lille- Montpellier, por jo gjithçka shkoi sipas planeve të kosovarit.
Në minutën e 36’, Zhegrova ka pësuar një lëndim dhe nuk ka munduar ta vazhdonte ndeshjen.
Lojtari ka lëshuar fushën para kohe, për t’i dhënë vendin e tij Ounas.
Ende nuk dihet se sa serioz është lëndimi i Zhegrovës dhe sa do të qëndrojë ai jashtë fushave.























