Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Gjilani, kështu mbyllen pjesët e para
BKT
Sport

Drenica-Ferizaj dhe Dukagjini-Gjilani, kështu mbyllen pjesët e para

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Fraksioni i parë në duelin Drenica-Ferizaj është mbyllur pa gola, në sfidën që po luhet në ‘Bajram Aliu’.

Ndërkaq, pjesa e parë në sfidën tjetër që po luhet në Klinë mes Dukagjinit dhe Gjilanit, është mbyllur me epërsinë e skuadrës gjilanase prej 0-1.

Solomon në minutën e 38-të ka zhbllokuar lojën duke sjell në avantazh skuadrën e Gjilanit.

Pas pak nisin pjesët e dyta.