19:12 / 05.09.2022
Badstuber "pensionohet" nga futbolli në moshën 33 vjeçare
Uran Krasniqi/RTKLive
Ish-mbrojtësi i Bayern Munichut dhe Gjermanisë, Holger Badstuber ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli.
“Të dashur tifozë. Pas trembëdhjetë vitesh futboll profesionist dhe pasi mund të shikoj prapa një periudhë e suksesshme, po shpall përfundimin e karrierës sime si lojtar aktiv”, ka shkruar ai në Twitter. "Do t’i qëndroj besnik futbollit, pasionit tim, do të ndjek hapat e babait tim dhe do të nis një kurs trajneri".
Badstuber pasi bëri debutimin e tij në 2009 pati njëqind e shtatëdhjetë e tetë paraqitje për Bayernin në të gjitha garat.























