23:09 / 05.09.2022
Allegri konfirmon se Pogba mund të mos jetë në Botëror
Uran Krasniqi/RTKLive
Paul Pogba mund të humbasë Botërorin e Katarit pasi vendosi t`i nënshtrohet një operacioni në gju, ka konfirmuar trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.
Pogba i dha fund një periudhe gjashtëvjeçare te Manchester United për t'u rikthyer në Torino në korrik, por ende nuk ka luajtur.
“Sot në mëngjes ai u stërvit për herë të dytë, por më pas u ndal dhe më pas u vendos që ai të operohet. Vështirë se do të jetë para nëntorit, duhet të jemi realistë", ka thënë Allegri.
Siç mësohet francezi ka dëmtuar meniskun e tij.























