Ronaldo pas 20 vitesh mbetet jashtë elitës së futbollit evropian
B. Halimi / RTKlive
Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Haag ka publikuar sot listën e lojtarëve që do të llogarisë këtë sezon për Ligën e Evropës.
Në listën e futbollistëve të ftuar është edhe Cristiano Ronaldo, i cili për herë të fundit luajti në kompeticionin e dytë të futbollit evropian në edicionin 2002/2003, atëherë kur ky kompeticion quhej Kupa e UEFA-s.
Pas atij sezoni kur u paraqit me fanellën e Sportingut, Ronaldo ishte rregullisht pjesë e futbollit më elitar – Ligës së Kampionëve.
Por, tani do të jetë hera e parë që Championsi do të luhet pa CR7, teksa fansat e tij do të jenë të detyruar që t’i ndjekin ndeshjet e Ligës së Evropës për ta parë magjinë e këtij futbollisti.
Ekipi i Manchester Unitedit, i cili do të paraqitet në Ligën e Evropës:
Portierë: David De Gea, Martin Dubravka, Tom Heaton
Mbrojtës: Diogo Dalot, Victor Lindelof, Harry Maguire, Tyrell Malacia, Lisandro Martinez, Luke Shaw, Axel Tuanzebe, Raphael Varane, Aaron Wan-Bissaka
Mesfushorë: Casemiro, Christian Eriksen, Bruno Fernandes, Fred, Scott McTominay, Facundo Pellistri, Jadon Sancho, Donnie van de Beek;
Sulmues: Anthony, Alejandro Garnacho, Anthony Martial, Marcus Rashford dhe Cristiano Ronaldo.























