"Në Evropë s`debuton vetëm Ballkani, por e tërë Kosova"
Uran Krasniqi/RTKLive
Të enjten në Conference League nuk do të debutojë vetëm ekipi kampion, Ballkani, por e tërë Kosova, konsiderojnë te klubi kampion i Kosovës.
Kampioni kosovar ka reaguar dy ditë para ndeshjes.
"Pritjes po i vjen fundi, edhe dy ditë kanë mbetur deri në debutimin tonë në grupet e Ligës së Konferencës. Të enjten në këtë kompeticion nuk do të debutojë vetëm ekipi kampion, Ballkani, por e tërë Kosova. Me fillim nga ora 18:45, në tempullin e futbolldashësve shqiptarë, "Fadil Vokrri" në Prishtinë, do të përballemi me CFR Cluj 1907 në ndeshjen e parë të grupit G në UEFA Conference League", ka shkruar klubi suharekas.
Pos klubit rumun në grup me Ballkanin janë edhe Slavia e Pragës dhe Sivasspor.
Një klub kosovar asnjëherë më parë nuk ka arritur të shkojë në këtë nivel gare sa Ballkani.























