20:26 / 06.09.2022
Vajzat e Kosovës humbin me rezultat të thellë në Poloni
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova e mbyllë kampanjën e kualifikimeve për Botërorin 2023 me humbje të thellë nga Polonia. Kjo disfatë ka ardhur pas fitores së para disa ditëve në Prishtinë ndaj Armenisë. Por sonte nuk ishte nata e vajzave kosovare. Ndeshja e zhvilluar në tokën polake ka përfunduar me rezultat 7-0.
Paulina Dudek, Klaudia Lefeld, Ewa Pajor me tre gola, dhe Maigorzata Mesjaz ishin golashënueset e Polonisë.
Kosova i ka mbyllur garat në vendin e pestë me 7 pikë të grumbulluara nga 10 ndeshje.























