Championsi vazhdon sonte me disa super-duele
BKT
Sport

Championsi vazhdon sonte me disa super-duele

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Liga më e fortë në Evropë, Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonte me disa super-duele.

Kryesfida e sontme luhet në mes Interit-Bayern Munich, takim ky që luhet në kuadër të grupit C. Sfida tjetër e këtij grupi luhet mes Barcelonës dhe  Viktoria Plzen.

Ndeshja të zjarrta na presin edhe në Grupin A, ku dueli kryesor luhet në ‘Diego Armando Maradona’ mes Napolit dhe Liverpoolit. Joshëse pritet të jetë edhe ndeshja tjetër e këtij grupi mes Ajaxit dhe Rangers.

Gjithsesi, duele interesante do të vijnë edhe nga Grupi B, ku përballen Atletico Madrid-Porto përkatësisht Clube Brugge-Bayer Leverekusen.

Ndërkaq, në Grupin D takohen Tottenham-Marseille dhe Eintracht Frankfurt-Sporting CP.

Grupi A

18:45, Ajax-Rangers

21:00, Napoli-Liverpool

Grupi B

21:00, Atletico Madrid-Porto

21:00, Clube Brugge-Bayer Levekusen

Grupi C

21:00, Barcelona-Viktoria Plzen

21:00,Inter-Bayern Munich

Grupi D

18:45, Eintracht Frankfurt-Sporting CP

21:00, Tottenham-Marseille