11:43 / 07.09.2022
Ikën Thomas Tuchel, vjen Graham Potter
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Gjermani Thomas Tuchel nuk do të jetë më trajner i Chelseas.
Humbja e mbrëmshme e ‘Bluve’ të Londrës nga Dinamo Zagreb, duket se ka qenë e papërballueshme për skuadrën angleze.
Klubi nga ‘Stamford Bridge’ përmes një njoftimi, ka konfirmuar ndarjen me Tuchel.
Ndërkohë, sipas mediave të huaja, tashmë krerët e Chelseas janë hedhur në sulm për të gjetur pasuesin e gjermanit.
Siç raportohet, trajneri i Brightonit, Graham Potter është kandidat i mundshëm për të marr drejtimin e londinezëve.























