20:44 / 07.09.2022
Ajax deklason finalistin e Europa League
Uran Krasniqi/RTKLive
Ajax e ka deklasuar finalistin e Europa League të edicionit të kaluar, Rangers.
Në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Champions League holandezët kanë fituar me rezultat të thellë 4-0.
Alvarez, Berghuis, Kudus dhe Bergwijn janë regjistruar në listën e realizatorëve të golave për klubin holandez me shumë histori.
Skocezët ia kanë dalë ta dërgojnë topin në rrjetë njëherë, nëpërmjet Barisic, por ka qenë VAR ai që e ka mohuar golin.
Ndeshja tjetër e grupit, mes Liverpoolit dhe Napolit, zhvillohet nga ora 21:00.























