Frankfurt nuk arsyeton titullin e Europa League ndaj Sportingut
BKT
Sport

Frankfurt nuk arsyeton titullin e Europa League ndaj Sportingut

Uran Krasniqi/RTKLive

Fituesi i Europa League, Eintracht Frankfurt nuk ka arritur ta tregojë veten në ndeshjen e parë të Champions League. Madje nuk i ka shërbyer as të qenit nikoqir për të nxjerrë rezultat pozitiv në përballje me Sportingun e Lisbonës.

Ndeshja e zhvilluar të mërkurën është mbyllur me rezultat 3-0 për klubin nga Portugalia.    
Edwards, Trincao dhe Santos kanë shënuar për portugezët, duke bërë që Sporting t'i arkëtojë tri pikë qysh në fillim të garës.  
Ndeshja tjetër e grupit zhvillohet mes Tottenham Hotspur dhe Marseille duke filluar nga ora 21:00.