23:03 / 07.09.2022
Barcelona fiton lehtë e thellë ndaj Viktoria Plzen
Uran Krasniqi/RTKLive
Me tre gola të Lewandowskit dhe me nga një të Kessie dhe Torres Barcelona ka fituar me rezultat 5-1 nga Viktoria Plzen.
Kësisoji ekipi i drejtuar nga Xavi ka nisur mbarë fushatën në edicionin e ri të Champions League, duke regjistruar tri pikë qysh në start të garës.
Golin e vetëm për klubin nga Plzen e ka realizuar Sykora.
Barcelona tashmë udhëheqë me grupin së bashku me Bayern Munich që gjithashtu ka fituar ndaj Interit.























