Spalletti lavdëron Rrahmanin: Bëri një ndeshje të shkëlqyer
BKT
Sport

Spalletti lavdëron Rrahmanin: Bëri një ndeshje të shkëlqyer

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Napoli mbrëmë e deklasoi Liverpoolin, duke e mposhtur bindshëm prej 4-1, në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Të përzgjedhurit e Luciano Spallettit bën një super-ndeshje. Mbrojtësi kosovar i ‘napolitanëve’ Amir Rrahmani ishte një nga lojtarët më të mirë në fitoren ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.

Spalletti pas ndeshjes thuri elozhe për mbrojtësin e Kombëtares sonë.

“Rrahmani bëri ndeshje të shkëlqyer, pa hequr asgjë”, ka thënë Spalletti.

Ylli i ‘Dardanëve’ tashmë është një nga pikat kryesor dhe titullar i padiskutueshëm tek Napoli.