Daja: Barazimi me Cluj është më shumë se një barazim
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë se barazimi me Cluj është më shumë se një barazim dhe duhet vazhduar me këtë ecuri të lojërave të mira
Trajneri shqiptar ka folur pas barazimit të Ballkanit me Cluj, në një ndeshje të vlefshme për Conference League.
"Është më shumë se një barazim dhe duhet të vazhdojmë me këtë ecuri të lojërave të mira, pavarësisht se cilin kundërshtar e kemi”, ka thënë Daja. “Më vjen keq vetëm për një gjë, që pësuam në momentet e fundit. Ndotsha këtë barazim nuk do ta marrim si humbje të dy pikëve, por si prezantim dinjitoz. Meritat për këtë i kanë lojtarët”.
Ai ka theksuar se është i kënaqur me ndërtimin e aksioneve nga skuadra.
“Kishim rastet tona dhe më pëlqeu gjithçka. Jam i kënaqur me ndërtimin e aksioneve nga poshtë, pra nga portieri deri lart. Na mungoi prezenca e kapitenit, pasi ai rrëshqet në zonat që ne dëshironim t’i merrnim”, është shprehur Daja. “Ne kishim kontrollin i lojës, nga futbollistët tonë, të cilët siç kam thënë janë futbollistë me personalitet. Bëmë lojë nga poshtë duke shmangur presionin nga skuadra kundërshtare dhe nuk i lejonim skuadrës kundërshtare asgjë”.
Ai është ndalur edhe te mungesa e kapitenit, Edvin Kuç. "Na mungojë kapiteni", ka thënë ai.
Ndeshjen e ardhshme Ballkani e luan ndaj Slavisë së Pragës javën që vjen.























