Arsenal fiton ndaj Zurich, Kryeziu shënon për zviceranët
BKT
Sport

Arsenal fiton ndaj Zurich, Kryeziu shënon për zviceranët

Uran Krasniqi/RTKLive

Arsenal nuk ka gabuar ndaj Zurich. Klubi anglez ka realizuar fitore ndaj zviceranëve në ndeshjen e parë të Europa League. 

Rezultati përfundimtar ka qenë 2-1. 

Marquinhos dhe Nketiah kanë shënuar për Arsenalin, derisa për Zurich golin e vetëm e ka realizuar reprezentuesi kosovar, Mirlind Kryeziu nga penalltia.  

Në këtë ndeshje për dhjetë minuta te Zurich u aktivizua edhe reprezentuesi tjetër kosovar, Donis Avdiaj po pa lënë ndonjë gjurmë. 

Ndeshjen e radhës Arsenal e zhvillon me PSV Eindhoven, që sonte ka barazuar me Bodoe/Glimt.