Trajneri i Cluj e vlerëson Ballkanin, thotë se nuk mposhtet në shtëpi
BKT
Sport

Trajneri i Cluj e vlerëson Ballkanin, thotë se nuk mposhtet në shtëpi

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Cluj, Dan Petrescu e ka vlerësuar Ballkanin për paraqitjen ndaj ekipit që ai e drejton, atij rumun me emrin Cluj. Trajneri rumun ka thënë se as dy klubet e tjera në grup, Slavia Prague dhe Sivasspor nuk do ta kenë të lehtë me kampionin kosovar.

“Nuk jam i befasuar nga Ballkani, mendoj që në shtëpi Ballkani nuk do humb ndeshje as ndaj Sivasporit as ndaj Slavia Prague”, ka thënë ai. “Pavarësisht se është skuadër debutuese, Ballkani është kampion në Kosovë, kur dikush është kampion ka mentalitet kampioni. Ata patën posedimin por ne patëm raste, jam i lumtur me rezultatin”.

Cluj ka barazuar të enjten ndaj Ballkanit në minutat shtesë. 

Kjo ishte ndeshja e parë për të dyja ekipet në edicionin e ri të Conference League.