23:04 / 08.09.2022
Edhe ndeshja tjetër në grupin e Ballkanit përfundon baraz
Uran Krasniqi/RTKLive
Jo vetëm Ballkani dhe Cluj kanë luajtur baraz në Conference League. Gjithashtu baraz dhe me të njëjtin rezultat 1-1 janë ndarë edhe dy skuadra që gjithashtu janë në të njvjtin grup Sivasspor dhe Slavia Prague.
Peter Olayinka ka realizuar për Slavia Prague, derisa për klubin turk e ka barazuar rezultatin Dia Saba.
Aktualaisht të gjitha skuadrat në tabelë kanë nga një pikë.
Javën e ardhshme Ballkani do të udhëtojë në Pragë për ndeshje me Slavian, ndërsa Cluj e pret Sivassporin.























