23:36 / 08.09.2022
Rashica prezantohet te Galatasaray
Uran Krasniqi/RTKLive
Galatasaray e ka prezantuar si përforcimin e ri të saj reprezentuesin kosovar, Milot Rashica.
Sipas mediave turke, paga e Rashicës te klubi turk do të jetë 1.5 milion euro në sezon.
Për lëvizjen është deklaruar edhe vetë futbollisti.
"Jam shumë i lumtur që jam pjesë e familjes së madhe Galatasaray", ka shkruar Rashica në Facebook.
Norwich City nuk ka kërkuar para për huazimin e Milotit, pra ai shkon si huazim falas të skuadra e njohur turke.























