Vdekja e Elizabeth II, fillim i epokës së Charles III
BKT
Foto: RTKLive
Rajoni dhe Bota

Vdekja e Elizabeth II, fillim i epokës së Charles III

Jeton Musliu/RTKlive

Nga dje, nuk ka ndryshuar vetëm Mbretëria e Bashkuar. Bashkë me të kanë ndryshuar, diku më pak e diku më shumë, edhe 53 shtete të tjera, pjesë e Commonwealthit, ndërkohë që prej tyre, ndikim direkt kanë 14 shtete, që monarkun e njohin si kreun e shtetit.

Midis monarkive kushtetuese, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re, e kanë të vendosur që monarku i ri të bëhet automatikisht kreu i shtetit.

Pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II, në moshën 96 vjeçare, bota sheh me admirim, mbretërimin e saj përgjatë 70 viteve në krye të fronit e këto vende tashmë sytë kanë drejtuar nga Mbreti Charles.

Monarkia britanike, ndër më të vjetrat në botë, ka histori të gjatë rregullash dhe protokollesh, e për rrjedhojë, ato kanë ndikim të madh edhe në vetë shtetin modern dhe të fuqishëm.

Disa prej tyre janë që nga ndryshimi i himnit kombëtar të Mbretërisë së Bashkuar  e deri tek bankënotat e monedhës kombëtare.

Por cilat janë disa nga ndryshimet afatshkurtra që do të pësojë Mbretëria e Bashkuar pas vdekjes së Elizabeth II?

-Mbreti George VI (babai i mbretëreshës Elizabeth II v.j) vdiq në gjumë në Sandringham me 6 shkurtit 1952. Atë në fron e pasoi vajza e tij e madhe, në atë kohë, princesha Elizabeth.

-Nga ajo kohë, Mbretëria e Bashkuar nga një vend me mbret, u bë me mbretëreshë dhe kështu vazhdoi për 70 vjet, deri të enjten e 8 shtatorit 2022, kur u njoftua se Elezabeth II, vdiq e rrethuar nga familjarët e saj në moshën 96 vjeç.

-Tani, Mbretëria e Bashkuar bëhet me mbret dhe në vijën e gjakut dhe fronit atë e pason i biri, Charles, deri më tashm, me titullin princ. Në këtë linjë, ai do të pasohet nga princi William e pas tij, i biri George. Pra, bazuar në situatën aktuale të trashëgimisë, Mbretëria e Bashkuar do ta ketë mbret, në krye të monarkisë, së paku  për disa dekada të ardhme.

-Ngjitja në fron pasohet gjithmonë nga fëmija i madh i mbretit apo mbretëreshës. Ndryshim ka, vetëm nëse ky fëmijë heq dorë nga froni, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën, me xhaxhanë e mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti Edward VIII, në dhjetor 1936 abdikoi (hoqi dorë) nga froni pas një viti si mbret, për t’u martuar me Wallis Simpson,  dashurinë e tij të jetës, që ishte një grua amerikane e divorcuar dy herë. Në këtë mënyrë, froni kaloi tek vëllai i tij më i vogël, mbreti George VI, që ishte babai i mbretëreshës Elizabeth II.

-Me vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II, gradualisht fillon heqja e imazhit të saj nga jeta e përditshme dhe ikonografia e saj fillon të zëvendësohet me atë të mbretit Charles III.

-me këtyre ndryshimeve, janë edhe kartëmonedhat të cilat tani janë me fytyrën e mbretëreshës, por në to do të vendoset ajo e mbretit.

-Ndryshon një pjesë e tekstit të himnit kombëtar, fillimi i të cilit aktualisht është “Zot ruaj mbretëreshën tonë të hirshme”. Me mbretin në krye të monarkisë, do të bëhet “Zot ruaj mbretin tonë të hirshëm”.

- Kur lajmi i vdekjes së mbretëreshës bëhet publik, fillon edhe zbatimi i një prej planeve më të ndërlikuara dhe të hollësishme të ceremonisë së varrimit. Gjithçka tashmë është planifikuar. Ka plane të ndryshme transporti, varësisht se ku do të kalojë mbretëresha. Asgjë nuk i mbetet rastësisë.

 -Të dy dhomat e Parlamentit do të mblidhen brenda disa orëve nga vdekja e saj për t’u betuar me besnikërinë ndaj monarkut të tyre të ri. Nëse kryeministri nuk është në Londër ose Parlamenti është në pushim, ata do të duhet të kthen, duke e konsideruar këtë gjë, urgjente.

Përndryshe, monarkja 96-vjeçare u pa si figurë e denjë, e dashur shumë nga monarkët dhe e respektuar edhe nga republikanët.

Asaj i shërbyen 15 kryeministra gjatë mbretërimit të saj.

Më 9 prill 2021, Philip, bashkëshorti i mbretëreshës për 73 vjet, i cili i kishte qëndruar krah përgjatë mbretërimit rekord, vdiq në Kështjellën e Uindsorit, në moshën 99-vjeçare. Funerali i Philipit u mbajt më 17 prill 2021, në Uindsor.

Në pjesën e dytë të vitit 2021, mbretëresha, monarkja më e moshuar dhe me mbretërimin më të gjatë në botë, mungoi në disa prej ngjarjeve të profilit të lartë, pasi u këshillua që të pushonte.

Më 6 shkurt 2022, Elizabeth II shënoi Jubileun e  përvjetorin e 70-të të ardhjes në fron.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota