Ballkani gjobitet nga FFK për dëmet nga tifozët e saj në stadium
BKT
Sport

Ballkani gjobitet nga FFK për dëmet nga tifozët e saj në stadium

Uran Krasniqi/RTKLive

Ballkani është dënuar nga Federata e Futbollit e Kosovës për zhvillimet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes me Prishtinën. FFK ka njoftuar për vendimin e marrë nga Komisioni Disiplinor. Ballkani është vendosur që të paguaj gjobë.

"FC ”Ballkani”. Tifo grupi ”Xhebrailat”, të vendosur në tribunën veriore kanë demoluar tri (3) ulëse, ndërkaq në tualetin e kësaj tribune kanë dëmtuar katër (4) mbajtëse të letrave, një mbajtëse të dyerve të hekurit dhe është dëmtuar xhami (dritarja). Sipas raporteve te zyrtareve të ndeshjes Prishtina-Ballkani dhe përfaqësuesve zyrtar të ekipeve. Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika C dhe neni 10 paragrafi 2 pika A të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë ne shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 8 tetë ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1). Po ashtu, obligohet FC “Ballkani”, që dëmin e shkaktuar nga tifo grupi “Xhebrailat”, në stadiumin “Fadil Vokrri” ta paguajë në afat prej 15 ditëve kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Shuma e dëmit të shkaktuar përcaktohet me vendim të organit kompetent".

Ndeshja Prishtina-Ballkani ishte fituar nga suharekasit me rezultat minimal 1-0.