22:19 / 09.09.2022
Pjanicit nuk i pëlqen ideja për ndeshje me Rusinë
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti i njohur boshnjak, Miralem Pjanic ka dalur kundër miqësores së planifikuar mes Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Rusisë.
Ndeshja është planifikuar të zhvillohet në Shën Petersburg më 19 nëntor në prag të Botërorit të Katarit.
"Vendimi nuk është i mirë. Unë jam pa fjalë. Në Federatë e dinë se çfarë mendoj unë" ka thënë Pjanic.
Pas sulmit të paprovokuar ndaj Ukrainës FIFA dhe UEFA kanë përjashtuar Rusinë nga garat dhe ajo nuk ka luajtur një ndeshje ndërkombëtare që nga nëntori i kaluar, por do të përballet me Kirgistanin këtë muaj dhe Iranin në nëntor.























