22:35 / 09.09.2022
Prishtina përforcohet me mbrojtësin e Partizanit
Uran Krasniqi/RTKLive
Egzon Belica është futbollisti më i ri i Prishtinës. Ka qenë vetë klubi kryeqytetas që e ka prezantuar futbollistin nga Maqedonia e Veriut, i cili vjen nga klubi i Partizanit të Tiranës.
"Është nder dhe privilegj të jem pjesë e Prishtinës. Ky klub ka traditë dhe tifozëri të madhe. Tifozët janë pjesë e pandarë e ekipit. Premtimet jepen dhe duhet të mbahen. Jo vetëm unë, mirëpo e gjithë skuadra duhet dhënë 100 përqind nga vetja për arritjen e objektivave", ka thënë ai.
Belica në karrierën e tij ka luajtur edhe për Rabotniçkin, Ohrin dhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë Veriore, CS Concordia Chiajna në Rumani, Inter Turkun në Finlandë dhe Rigan në Letoni.























