Santon tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën tridhjetë e një vjeçare
BKT
Sport

Santon tërhiqet nga futbolli aktiv në moshën tridhjetë e një vjeçare

Uran Krasniqi/RTKLive

Ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Davide Santon ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli aktiv në moshën 31-vjeçare për shkak të lëndimeve të vazhdueshme.

Mbrojtësi i krahut ishte katër sezonet e fundit me Romën, por nuk arriti të bënte asnjë paraqitje nën drejtimin e Jose Mourinhos në sezonin 2021-22.

"Jam i detyruar të ndaloj së luajturi," tha ai. “Jo se nuk kam pasur oferta, për asgjë tjetër, por sepse trupi im, me kaq shumë lëndime në të kaluarën, nuk mund të durojë më".

Santon ka luajtur nëntë ndeshje me Kombëtaren e Italisë.