Superliga vjen sot me dy ndeshje
BKT
Sport

Superliga vjen sot me dy ndeshje

Uran Krasniqi/RTKLive

Drenica pret Trepçën`89, ndërsa Dukagjini udhëton në Malishevë për t`u ndeshur me skuadrën me të njëtin emër.

Kësisoji Superliga e Kosovës fillon sot me javën e gjashtë. 

Të dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00.

Tri ndeshje të tjera do të zhvillohen nesër. 

Në tabelë Malisheva gjendet në vendin e pestë, Drenica në të gjashtin, Trepça' 89 në të nëntin dhe Dukagjini në të dhjetin.