Bayern Munich barazon për të tretën herë radhazi
BKT
Sport

Bayern Munich barazon për të tretën herë radhazi

Uran Krasniqi/RTKLive

Bayern Munich ka barazuar për të tretën herë radhazi në Bundesligë. Në ndeshjen me Stuttgart të zhvilluar të shtunën bavarezët ishin në prag të fitores, por në fund ndeshja ka përfunduar baraz 2-2. 

Bayern ka kaluar në epërsi në minutën e 36-të me anë të shtatëmbëdhjetë vjeçariit Tel, që është bërë golashënuesi më i ri i Bayernit në Bundesligë. 
 Stuttgart ka barazuar në minutën e 57-të me anë të Fuhrich.
Pastaj ka qenë radha për gol e Bayernit, ku ka realizuar Musiala. 
Barazimi përfundimtar i Stuttgart ka ardhur në minutat shtesë,  ku ka realizuar Guirassy nga penalltia.