19:39 / 10.09.2022
Rahoveci mposht kampionin në hapje të kampionatit
Uran Krasniqi/RTKLive
Qysh në fillim të kampionatit Rahoveci ka arritur të mposhtë kampionin në fuqi të Kosovës, Yllin.
Ndeshja e parë e Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll ka mbaruar me rezultat 90-88 (25:30, 25:17, 23:24, 17:17).
Te Rahoveci u dalluan Jahin Carson me 19 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Chris Seeley me 18 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 26 pikë, gjashtë kërcime dhe shtatë asistime, Chris Harris me 18 pikë e 16 kërcime dhe Valon Bunjaku me 21 pikë e nëntë kërcime.























