Casillas zgjedh pesë portierët më mirë të ditëve të sotme
B. Halimi / RTKlive
Portieri legjendar i Real Madridit dhe i kombëtares spanjolle, Iker Casillas, ka zgjedhur pesë portierët më të mirë të ditës së sotme.
Legjenda e “klubit mbretëror” e konsideron si më të mirin portierin aktual të Realit, Thibaut Courtois.
Në vendin e dytë ai e ka renditur portierin e Manchester Cityt, Ederson, derisa në vendin e tretë portierin e Atletico Madridit, Jan Oblak. Ndërkaq, ‘gardianin’ e portës së rivalit të përbetuar, Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen e ka pozicionuar në vendin e katërt, derisa në vendin e fundit e ka vendosur portierin gjerman, Manuel Neuer.
Casillas qëndroi në portën e Realit për 16 edicione, më saktësisht në 725 ndeshje. Ndërkaq, në fund të karrierës së tij ai u paraqit për pesë vjet te Porto, ku mbrojti në 156 ndeshje.























