Kurora e Skocisë mbi arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II
Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive
Kurora e Skocisë tani është vendosur mbi arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II, në Katedralen e Shën Giles në Edinburg.
Historikisht, kurora është përdorur në ceremoni për të përfaqësuar praninë e sovranit.
Ajo u vendos mbi arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II nga Alexander Douglas-Hamilton, Duka i 16-të i Hamiltonit dhe do të qëndrojë atje ndërsa mijëra skocezë do të bëjnë nderimet e tyre.
Turma të mëdha pritet të vizitojnë katedralen, ku qytetarët do të lejohen të kalojnë pranë arkivolit të mbretëreshës prej orës 17:30, sipas kohës lokale, deri në orën 15:00 të së martës.
Pas kësaj, kurora do të kthehet në Kështjellën e Edinburgut - ku zakonisht ekspozohet për publikun.
E krijuar nga ari, argjendi dhe gurët e çmuar, kurora është pjesa qendrore e nderimeve q Skocia i bën mbretëreshës. Kurora përbëhet nga bizhuteritë më të vjetra të kurorës në Britani dhe ndër më të vjetrat në Evropë.
(Përmbledhur nga BBC)
























