Fotografia ikonë e Elizabeth II, flet fotografja që shkrepi pozën e fundit
BKT
Foto: BBC
Rajoni dhe Bota

Fotografia ikonë e Elizabeth II, flet fotografja që shkrepi pozën e fundit

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

Fotografimi i mbretëreshës ishte "një nder dhe një privilegj". Kështu deklaroi fotografja që bëri fotot e fundit të monarkes britanike.

Fotografja e PA Media, Jane Barlow, ka fotografuar mbretëreshën duke takuar kryeministren e sapozgjedhur, Liz Truss të martën, dy ditë para se Elizabeth II të vdiste.

Barlow, e cila është nga Belper në Derbyshire, ka fotografuar mbretëreshën në disa raste.

Ajo tha se mbretëresha ishte "shumë e qeshur" ndërsa rikujton se foli me Elizabeth II, përpara se të mbërrinte kryeministrja Truss.

Mbretëresha më  foli për motin dhe se sa errësirë ishte, dhe ndonëse ishte "e dobët", ishte  "në humor të mirë".

"Unë isha atje për të fotografuar takimin e saj me kryeministren e re, por për mua fotografia më e mirë ishte ajo e mbretëreshës vetëm. Dhe padyshim që tani është bërë më domethënëse," tha fotografja Barlow. “Kam marrë shumë komente të bukura për foton”.

"Është një privilegj i vërtetë të jesh në gjendje ta bësh atë fotografi, një nder dhe një privilegj. Kjo do të thotë shumë për punën tonë”.

Kryeministrja Truss më pas u njoftua zyrtarisht dhe hyri në dhomë, dhe fotografja Barlow tha se mbretëresha "e përshëndeti me një buzëqeshje të madhe".

Fotoja e mbretëreshës duke shtrënguar duart me kryeministren Truss ngjalli shqetësime për shëndetin e saj, sepse dukej se kishte mavijosje në dorën e djathtë.

“Ajo sigurisht dukej më e brishtë sesa kur e fotografova në verë”, tha fotografja Barlow.

"Kur ajo erdhi për Javën e Shenjtë, në atë kohë më thoshin se do të bënte një, ndoshta dy aktivitete, por ajo bëri shumë atë javë."

Atë javë fotografja Barlow e fotografoi mbretëreshën teksa kishte audiencë me Nicola Sturgeon dhe oficeren kryesuese të Holyrood, Alison Johnstone, dhe teksa mori pjesë në një sërë angazhimesh zyrtare.

(Përmbledhur nga BBC)

 


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota