Përplasje në Kuvendin e Serbisë për bisedimet me Kosovën
BKT
Foto: Parlamenti i Serbisë
Rajoni dhe Bota

Përplasje në Kuvendin e Serbisë për bisedimet me Kosovën

Përgatiti: Jeton Musliu/RTKlive

(Plotësuar) Në seancën e Kuvendit, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, prezantoi para deputetëve raportin për këto bisedime, që përfshinë periudhën nga 15 qershori 2021 deri me 1 shtator 2022.

Vuçiq deklaroi se as direkt dhe  as indirekt, nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai theksoi se Prishtinës i interesojnë vetëm vulat dhe zgjidhjet e statusit, e jo se si do të jetojnë serbët dhe shqiptarët.

“Por Beogradi po përpiqet të mbështesë sa më shumë propozime kompromisi”, tha ai, duke shtuar se “nuk beson në përralla”.

Vuçiq tha se asnjë nga udhëtimet e tij në Bruksel, nuk e ka bërë me qejf.

“Si shtet serioz duhet të njohim marrëveshjet që janë nënshkruar nga qeveria e këtij vendi, siç është marrëveshja e vitit 2013”, tha Vuçiq, duke aluduar në qeverinë e kaluar, e ku ministër i Punëve të Jashtme ishte Vuk Jeremiq.

“A mendoni se tashmë nuk dëgjojmë kërcënime se do të tërheqin investimet, nëse ne nuk e njohim pavarësinë e Kosovës? A duhet të sakrifikojmë të gjitha këto? Nuk mund të flasim me emocione”, ka theksuar Vuçiq.

Nga ana e tij, Vuk Jeremiq deklaroi se Serbia do të mbrohet vetëm duke mbrojtur rendin juridik ndërkombëtar dhe duhet qenë  këmbëngulës në këtë.

“Rroftë Serbia", tha Vuçiq në fund të prezantimit të Raportit për procesin e negociatave.

Me marrëveshjen e Brukselit nuk e kemi shkelur Rezolutën, tha presidenti Aleksandar Vuçiq pas fjalimit të Boshko Obradoviqit.

Ky debat është paraparë të vazhdojë për dhjetë orë.

(Përmbledhur nga mediat serbe)

Presidenti Vuçiq prezanton sot në Kuvend, raportin për bisedimet me Kosovën

Presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiq,  do të prezantojë sot para deputetëve të Parlamentit të Serbisë, një raport për bisedimet me Kosovën.

Kryetari i Komisionit Parlamentar, Millovan Drecun, deklaroi se pret një diskutim gjithëpërfshirës.

Ai deklaroi se  nga seanca e posaçme, pret diskutime përmbajtjesore  dhe theksoi se të gjithë deputetët janë të shqetësuar dhe të përkushtuar për të gjetur zgjidhje për këtë sfidë të vështirë.

Deputetët e Kuvendit të Serbisë në seancën e posaçme të Kuvendit do të shqyrtojnë raportin për procesin e bisedimeve me Kosovën, e që përfshinë periudhën nga 15 qershori 2021 deri më 1 shtator 2022.

Raportin do ta prezantojë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili do të informojë deputetët dhe qytetarët për gjendjen aktuale, sfidat si dhe gjithçka që shteti ka bërë deri më tani për pakicën serbe në Kosovë.

Më 27 gusht, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për dokumentet identifikuese, por nuk patën një konsensus sa i përket çështjes së targave.

Kosova dhe Serbia ranë dakord që Serbia të shfuqizojë dokumentet e hyrjes/daljes për mbajtësit e ID-së së Kosovës, dhe Kosova u pajtua që të mos i prezantojë ato për mbajtësit e ID-së serbe.

 Kështu, nga data 1 shtator hyri në fuqi marrëveshja mes dy vendeve, ku qytetarët filluan të lëvizin lirisht vetëm me letërnjoftime.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota