Klopp pas fitores ndaj Ajaxit: Ky është vetëm hapi i parë
BKT
Sport

Klopp pas fitores ndaj Ajaxit: Ky është vetëm hapi i parë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se është i lumtur me fitoren kundër Ajaxit.

‘The Reds’ sonte mundën Ajaxin, me rezultat 2-1, në ‘Anfield’, duke shijuar fitoren e parë në këtë sezon të garave në Champions.

Salah dhe Matip shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës angleze.

“Pas golit të Matipit kishte një festë të mirë, duke treguar rëndësinë e lojës së sontme”, tha Klopp.

“U arrite vetëm hapi i parë. E rëndësishëm se kemi luajtur më shumë lojtar titullar. Këto ditë jemi stërvitur mirë dhe rezultatet po shihen”, tha strategu gjerman.