Udhëheqësi i Kinës më `15 shtator takim me Vladimir Putin
BKT
Rajoni dhe Bota

Udhëheqësi i Kinës më `15 shtator takim me Vladimir Putin

RTSH

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping do të takohet gjatë kësaj jave me Presidentin rus Vladimir Putin lidhur me luftën në Ukrainë. Xi fillon udhëtimin e tij tre-ditor në Kazakistan sot (14 shtator). Më pas ai do të takohet me Putin më 15 shtator në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Samarkand.

“Putin do të takohet gjithashtu me liderë të tjerë, përfshirë ata të Indisë, Pakistanit, Turqisë dhe Iranit - por takimi i tij me udhëheqësin e Kinës "është i një rëndësie të veçantë", tha zëdhënësi i politikës së jashtme të Kremlinit, Yuri Ushakov.

Kina dhe Rusia kanë kërkuar prej kohësh të pozicionojnë SCO-në, të themeluar në vitin 2001 me katër ish-kombe të Azisë Qendrore sovjetike, si një alternativë ndaj grupeve shumëpalëshe perëndimore.

Vizita e Xi vjen mes një grupi të ri bllokimesh në Kinë, ku politika e tij zero Covid është ende në fuqi. Ndërsa pjesa tjetër e botës është hapur, duke mësuar të jetojë me virusin, Pekini vazhdon të mbyllë qytete dhe provinca të tëra sa herë që ka një rritje të rasteve.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota