08:50 / 14.09.2022
Parashikimi i motit sot në Shqipëri
ATSH
Shërbimi Meteorologjik Shqiptar bën të ditur se moti sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët por nuk do të mungojnë edhe alternimet e vranësirave kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore në lindje të territorit.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, e cila përgjatë vijës bregdetare jugore dhe në zonat luginore fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 12-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2-3 ballë.























