Xavi: Jam i zemëruar, duhet të kishim fituar
B. Halimi / RTKlive
Bayerni si nikoqir e mundi Barcelonën mbrëmjen e kaluar me rezultat 2:0 në Ligën e Kampionëve. Kjo është humbja e parë sezonale për skuadrën katalanase.
Në analizën e tij të ndeshjes, trajneri i Barcelonës, Xavi, ka theksuar se është i pakënaqur me rezultatin përfundimtar.
“Ne ishim më të mirë se Bayerni në shumë aspekte të lojës. Ne dukeshim më mirë fizikisht dhe dominuam lojën në pjesën e parë. Jam i mërzitur, duhet të kishim fituar. Ne kishim shtatë raste shumë të mira për gol. Kur keni raste të tilla, duhet t'i realizoni”, tha Xavi.
“Jam i zemëruar, por krenar. Ne ishim të lidhur. Nuk do të them që ishim më të mirë, paski kjo ka të bëjë me fitoren. Golin e parë e pësuam pas goditjes nga këndi dhe të dytin sepse nuk e ndalëm kundërsulmin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Ata janë një ekip i kompletuar, por ky është fillimi dhe ne do të duhet t'i përmirësojmë disa aspekte të lojës sonë. Ishim të shkëlqyer në pjesën e parë, i patëm rastet, dominuam. Thjesht, e meritonim fitoren”, shtoi trajneri i Barcelonës.
Bayern fitoi me dy gola të shpejtë të shënuar në pjesën e dytë nga Lucas Hernandez, në minutën e 51-të dhe Leroy Sane në minutën e 54-t.























